BE-ja po shqyrton çështjen e hapjes ose jo të kufijve

BE-ja po shqyrton çështjen e hapjes ose jo të kufijve

Bota April 03, 2020 - 10:18

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të premten se janë duke u zhvilluar bisedime midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në lidhje me mundësinë e zgjatjes ose jo të mbylljes së kufijve përtej festës së Pashkëve. "Ne jemi në konsultim me vendet anëtare se si të vazhdohet përtej Pashkëve", i tha ajo radios “1 Europe”, transmeton “Reuters”.

Von der Leyen përsëriti gjithashtu se buxheti i ardhshëm i BE-së duhet të marrë formën e një "Plani Marshall" të ri për të nxitur rimëkëmbjen e Evropës nga shpërthimi i koronavirusit.

Dy vendet me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi janë Italia dhe Spanja – të dyja anëtare të BE-së, transmeton REL-i.

Më 17 mars vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mbyllin kufijtë e BE-së për të gjitha udhëtimet jothelbësore për 30 ditë.