Kancelarja Merkel del nga karantina

Kancelarja Merkel del nga karantina

Bota April 03, 2020 - 13:24

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dhënë fund karantinës së saj dhe u kthye në zyrë të premten, tha një zëdhënës i saj.

Merkel është testuar disa herë për koronavirusin e ri, por ka rezultuar negative.

Ajo ishte vetëkarantinuar dhe po punonte nga shtëpia, pasi më 20 mars mori një vaksinë nga një mjek, i cili më vonë u zbulua se kishte koronavirus.

Numri i të infektuarve në Gjermani ka arritur në 79.696, me 1.017 vdekje, njoftoi më 3 prill instituti për sëmundje infektive “Robert Koch”.