Pas rasteve të reja me koronavirus, Wuhan ngre sërish alarmin: Qëndroni në shtëpi

Pas rasteve të reja me koronavirus, Wuhan ngre sërish alarmin: Qëndroni në shtëpi

Bota April 03, 2020 - 17:01

Banorëve të Wuhanit, epiqendrës së koronavirusit u është kërkuar të forcojnë masat e “vetëmbrojtjes”, të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet e panevojshme.

Në një deklaratë të zyrtarit lokal Ëang Zhonglin thuhet: “Rreziku i rikthimit të pandemisë mbetet i lartë, për shkak të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm”.

Në vendimet e marra më herët, është thënë se më 8 prill do të ketë lehtësim të masave, megjithatë mbetet për t’u parë nëse do të rikthehet normaliteti në qytetin, në të cilin u konfirmuan rastet e para me COVID-19.