Merkel: Shifrat aktuale për COVID-19 na japin një fije shpresë

Merkel: Shifrat aktuale për COVID-19 na japin një fije shpresë

Bota April 03, 2020 - 23:40

Të dhënat e fundit zyrtare në Gjermani tregojnë një ngadalësim në përhapjen e pandemisë së koronavirusit të ri, që na japin një shpresë të vogël, u shpreh sot kancelarja Angela Merkel.

“Është e vërtetë, shifrat e fundit nga Instituti “Robert Koch”, pavarësisht sa të larta, na sjellin një fije shprese”, tha Merkel në video-regjistrimin e saj të përjavshëm.

Ajo nuk harroi të theksonte se, përpos kësaj, është përfundimisht shumë shpejt për të lehtësuar kufizimet në jetën publike, të vendosura për të luftuar virusin COVID-19.