Burri kërcënon të godasë gruan për mos mbajtje të distancës sociale

Burri kërcënon të godasë gruan për mos mbajtje të distancës sociale

Bota April 06, 2020 - 22:29

Një blerës i irrituar në Angli ka reaguar keq ndaj një femre për shkak të mos mbajtjes së distancës sociale prej dy metrave.

Incidenti, i cili besohet të ketë ndodhur jashtë një dyqani në Essex më 4 prill, tregon një burrë të hidhëruar që kërkon nga një grua të mbajë distancën e kërkuar, si masë parandaluese e përhapjes së koronavirusit.

Gruaja, e cila ka veshur dorëza dhe një maskë mbrojtëse, përpiqet të ecë para blerësit të zemëruar, ky i fundit kërcënon ta ‘godasë’.

Gjatë pamjeve, blerësi i tërbuar, i cili shtyn një karrocë jashtë supermarketit, shpërthen në zemërim kur sheh gruan pas tij.

“A nuk e dini se çfarë janë dy metra. A jeni kokëtrashë?”, tha ai.

Gruaja, e cila është e veshur me një pallto të zezë, ia kthen klientit të zemëruar me fjalët: “Jo, ti je kokëtrashë”.

Nuk dihet kush ka filmuar pamjet megjithatë videoja është bërë virale në mediat sociale.

Sipas udhëzimeve të qeverisë, blerësit britanikë duhet t’u përmbahen rregullave të distancës sociale duke qëndruar dy metra larg nga të tjerët për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Skenat tronditëse vijnë ndërsa vendi vazhdon të kontrollojë rritjen e rasteve të koronavirusit i cili tani ka arritur në 47.806.

Dje zyrtarët shëndetësorë konfirmuan gjithashtu se 4,934 njerëz në vend tani kanë vdekur nga COVID-19.