Deputeti malazez i kundërpërgjigjet Vuçiqit e Daçiqit
Foto: MINA

Deputeti malazez i kundërpërgjigjet Vuçiqit e Daçiqit

Bota May 26, 2020 - 11:54

Deklaratat e zyrtarëve serbë drejtuar Malit të Zi janë të papranueshme, të panevojshme dhe të dëmshme për Malin e Zi, por, para së gjithash, më tepër janë të dëmshme për vetë shtetin e Serbisë.

Kështu ka vlerësuar deputeti i PDS-së, Miodrag Vukoviq, duke komentuar deklaratat e presidentit dhe të shefit të diplomacisë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq, për përndjekjet e serbëve në Mal të Zi, raporton televizioni publik i Malit të Zi.

Ata thanë po ashtu se ky shtet gjendet në prag të luftës vëllavrasëse dhe i cili dëshiron që në regjistrimin e ardhshëm të mos këtë serbë në këtë shtet.

Ndërkaq, Vukoviq ka theksuar se Mali i Zi nuk është shtet i trazirave dhe as nuk është në prag të luftës vëllavrasëse.