Nga 1 qershori, Greqia fushatë vaksinimi kundër COVID-19

Nga 1 qershori, Greqia fushatë vaksinimi kundër COVID-19

Bota May 27, 2020 - 11:16

Organizmi grek i kontrollit të barnave EOF ka dhënë dritën jeshile për vaksinimin vullnetar kundër tuberkulozit prej datës 1 qershor.

Sipas këtij organizmi, vaksina kundër tuberkulozit, BCG, konsiderohet si një armë shtesë kundër COVID-19.

Sipas ekspertëve të Insitutit të Epidimiologjisë të Athinës, është vëne re se vendet të cilat e kanë pasur të detyrueshëm këtë loj vaksine janë më imunë nga COVID-19, ndërsa kanë 80% më pak mundësi të marrin infeksion të rrugëve të frymëmarrjes, transmeton TCH-ja.

Por, pavarësisht vaksinimit, ekspertët bëjnë thirrje për ruajtjen e masave te profilaksisë kundër COVID-19, siç është distanca sociale, përdorimi i maskës ose larja e shpeshtë e duarve.