SHBA – Shtohen trazirat e protestave ‘Nuk mund të marr frymë”

SHBA – Shtohen trazirat e protestave ‘Nuk mund të marr frymë”

Bota May 31, 2020 - 11:45

Të shtunën, në SHBA nisën trazira civile dhe u bë ndalimi i qarkullimit në disa qytete të mëdha, ku qindra protestuesë dolën për të shprehur zemërimin e tyre për vdekjen e një njeriu me ngjyrë, i cili u shtyp në qafë, me gjunjë, nga një polic i bardhë, shkruan “Reuters”, transmeton “Zeri.info”.

https://www.reuters.com/video/?videoId=OVCG4OCF3&jwsource=cl

Pamja e protestuesve që mbyllin rrugët nxiti një ndjenjë krize në Shtetet e Bashkuara, kjo pas disa javësh bllokimi nga pandemia.

Protestuesit, në kryeqytetin e vendit, u mblodhën pranë selisë së Departamentit të Drejtësisë, me thirrjen “Jeta e zezë ka rëndësi”. Këta protestues më vonë u bartën në Shtëpinë e Bardhë, ku u përballën edhe atje me policinë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se nëse protestuesit që u mblodhën pranë Shtëpisë së Bardhë, do të kishin shkelur gardhin, "ata do të ishin përshëndetur me qenët dhe armët më të këqija që kam parë ndonjëherë"./ZERI