Somali - Gjashtë të vrarë nga goditja e një minibusi me një bombë në rrugë

Somali - Gjashtë të vrarë nga goditja e një minibusi me një bombë në rrugë

Bota May 31, 2020 - 14:00

Të paktën gjashtë njerëz u vranë të dielën kur një minibus goditi një bombë afërrrugës, pranë kryeqytetit Mogadishu në Somali, tregojnë policia dhe dëshmitarët.

Automjeti po transportonte pasagjerë, kryesisht nga e njëjta familje, për në një funeral, kur goditi eksplozivin në fshatin Hawa Abdi, 19 kilometra në veriperëndim të Mogadishu-t, shkruan “Reuters”, transmeton “Zeri.info”.

"Deri më tani e dimë se shpërthimi vrau gjashtë njerëz dhe pasagjerët e tjerë u plagosën... Numri i vdekjeve mund të rritet", tha për Reuters, Farah Hassan, një oficer policie.

"Kam çuar katër njerëz të vdekur përfshirë vjehrrin tim", tha Nur Haji Ahmed, nga spitali Madina në Mogadishu, ku u morën të plagosurit. Ai kishte nxituar që të mbërrinte me kohë në vendin e ngjarjes pas një telefonate nga një i afërm.

Rruga përdoret shpesh nga automjetet qeveritare dhe të sigurisë.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë marrje të përgjegjësisë për sulmin, nga ndonjë grup./ZERI

Image

Image