I vërsulet turmës me kamion, protestuesit amerikanë e nxjerrin jashtë dhe e rrahin brutalisht shoferin

I vërsulet turmës me kamion, protestuesit amerikanë e nxjerrin jashtë dhe e rrahin brutalisht shoferin

Bota June 01, 2020 - 10:54

Një kamion cisternë është futur në masë, ku mijëra qytetarë amerikanë po protestonin pas vdekjes së George Floydit, të cilët kishin mbyllur autostradën që lidh Minneapolisin me pjesët tjera të SHBA-së.

Videoja shfaq kamionin duke lëvizur me shpejtësi të madhe në autostradën I-35W, derisa mijëra protestues ishin në rrugë.

Sipas autoriteteve, kamioni nuk e ka goditur asnjë demonstrues, por ai është ndalur më pas nga turma, të cilët e kishin rrethuar.

Bëhet fjalë për shoferin 35 vjeç Bogdan Vechirko, të cilin e nxjerrin nga kabina dhe e rrahin në mes të rrugës.

Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin Vechirkon të mbuluar në gjak dhe pa bluzë, derisa protestuesit e dorëzojnë te policët ,që kishin dalë në vend të ngjarjes për ta mbajtur nën kontroll situatën.

Departamenti për Sigurisë Publike në Minnesota ka njoftuar shoferi i kamionit është arrestuar dhe më pas është dërguar në spital për trajtim, pas lëndimeve trupore që i kishte marrë nga protestuesit.

Autoritet kanë bërë të ditur se nuk dihen motivet e këtij shoferi, por gjykuar nga pamjet ai kishte për qëllim të shtypte turmën që ishte mbledhur. /Telegrafi/