Italia hap kufijtë sot për turistët nga BE-ja

Italia hap kufijtë sot për turistët nga BE-ja

Bota June 03, 2020 - 08:04

Në zbutjen e mëtejshme të masave të koronavirusit Italia ka njoftuar se më 3 qershor do të hapë kufijtë për udhëtarët nga BE-ja.

Zhvillimi vjen teksa shumë vende po zbusin masat duke iu ruajtur një vale të dytë vrasëse të pandemisë.

Ndërkohë qeveria italiane nënshkroi dekretin që lejon turistët nga BE dhe Shengen të vizitojnë vendin prej 3 qershorit.

Lejimi nuk do të përfshirë periudhë karantine, pasi Italia kërkon të joshë turistët dhe tenton rinisjen e ekonomisë së mbyllur që prej 9 marsit.

Italia është një nga vendet e goditura më rëndë nga pandemia me më shumë se 32,000 vdekje.