Turqia, gati për t’i rifilluar fluturimet ndërkombëtare

Turqia, gati për t’i rifilluar fluturimet ndërkombëtare

Bota June 04, 2020 - 14:27

Turqia planifikon t’i rifillojë fluturimet në 40 vende këtë muaj dhe ka arritur marrëveshje të përkohshme reciproke me 15 vende.

Gjermania, Zvicra, Koreja e Jugut dhe Katari janë ndër destinacionet e fluturimeve që fillojnë këtë muaj.

Turqia, e cila rifilloi fluturimet e brendshme më 1 qershor, po flet me 92 vende në total rreth udhëtimeve ndërkombëtare, raporton BBC-ja, transmeton “Klan Kosova”.