Irani raporton numrin rekord të rasteve të reja me COVID-19

Irani raporton numrin rekord të rasteve të reja me COVID-19

Bota June 04, 2020 - 14:53

3.574 persona të tjerë janë konfirmuar se kanë koronavirus në Iran gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi – shifra më e lartë ditore që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë në muajin shkurt.

Kjo është gjithashtu dita e katërt qëkur numri i rasteve të reja ka qenë më i lartë se 3.000.

Më parë, numri më i lartë ditor i rasteve të reja ishte 3.186 – i regjistruar më 30 mars, në kulmin e shpërthimit fillestar të vendit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpur, gjithashtu tha në një intervistë telefonike të drejtpërdrejtë me kanalin e lajmeve IRINN se 59 njerëz kishin vdekur në ditën e fundit dhe se numri i përgjithshëm i vdekjeve tani është 8.071, raporton BBC-ja, transmeton "Klan Kosova".