U hodhën 20 mijë ton karburante nga një termocentral rus, lumenjtë Arktik kthehen në të kuq

U hodhën 20 mijë ton karburante nga një termocentral rus, lumenjtë Arktik kthehen në të kuq

Bota June 04, 2020 - 20:18

Pamjet tronditëse tregojnë shkallën katastrofike të ndotjes me naftë të lumenjve Arktik. E gjithë kjo ndodhi si pasojë e derdhjes së 20 mijë ton karburantesh nga një termocentral rus.

Pamjet e marra nga sipër zbulojnë gjendjen aktuale në lumin Ambarnaya afarë Norilskut në Arktikun rus.

Një ekspert parashikon se kostoja e pastrimit do të arrijë afro 2 miliardë euro, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Ekziston frika se ndotja mund të përhapet në Rezervën e Madhe të Arktikut, rezervën më të madhe natyrore në Rusi. Kjo do mund të dëmtonte rezervat e peshkut për breza me radhë.

Një rezervarë me naftë shpërtheu në një stacion energjie jashtë qytetit verior të Siberisë të premten, duke lëshuar sasi të mëdha karburanti në rrjedhën lumore dhe përreth, sipas mbikëqyrësit mjedisor shtetëror të Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar gjendje të jashtëzakonshme për t’u marrë me fatkeqësinë.