Mbi 6.6 milionë të infektuar me koronavirus në botë

Mbi 6.6 milionë të infektuar me koronavirus në botë

Bota June 05, 2020 - 10:07

Numri i të infektuarve me COVID-19 në mbarë botën ka kaluar shifrën 6.6 milionë, me 6 milionë e 601 mijë e 349 të konfirmuar aktualisht.

Kështu ka bërë të ditur gjurmuesi i universitetit “Johns Hopkins”, raporton CNN-ja.

Vdekjet po i afrohen shifrës 390 mijë me numrin aktual në 389 mijë e 645.

Shifrat, të cilat bazohen në raportet zyrtare dhe mediatike, ka të ngjarë të nënvlerësojnë ndjeshëm shkallën e pandemisë për shkak të regjimeve të ndryshme të testimit dhe regjistrimit, si dhe të nënraportimit të dyshuar.