Presidenti Donald Trump shpërndau një letër, ku thotë se protestuesit në Shtëpinë e Bardhë janë “terroristë”

Presidenti Donald Trump shpërndau një letër, ku thotë se protestuesit në Shtëpinë e Bardhë janë “terroristë”

Bota June 05, 2020 - 13:37

Presidenti amerikan, Donald Trump, shpërndau një letër në “Twitter” nga një prej avokatëve të tij, ku i përshkruan protestuesit jashtë Shtëpisë Bardhë si “terroristë”.

Sipas medieve të huaja, përcjell “Telegrafi”, ai tha se letra e John Dowdit, i cili e përfaqësonte atë gjatë një hetimi të Rusisë, “ishte me interes për popullin amerikan”.

Letra e Dowdit ishte si përgjigje ndaj ish-sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis, pasi ky i fundit tha se ishte i tmerruar nga përdorimi i forcës kundër protestuesve kryesisht paqësorë në sheshin “Lafayette” afër Shtëpisë së Bardhë.

Kështu të hënën protestuesit u sulmuan me gaz lotsjellës dhe predha gome, në mënyrë që Trumpi të parakalonte drejt kishës Episkopale të Shën Gjonit për të pozuar për një foto me Bibël, shkruan “Huffington Post”.

Avokati i Trumpit tha së fundmi që protestuesit ishin të dhunshëm.

“Protestuesit pranë parkut ‘Lafayette’ nuk ishin paqësorë, ata janë terroristë”, shkroi ai.