Vdekja e Floydit, protestat e dhunshme dalin jashtë SHBA-së

Vdekja e Floydit, protestat e dhunshme dalin jashtë SHBA-së

Bota June 05, 2020 - 14:04

Protestat e dhunshme antiraciste, që marrin shkas nga vrasja e afro-amerikanit George Floyd, kanë mbërritur deri në Athinë.

Nën moton “Jeta e zezakëve ka rëndësi” rreth 3 mijë manifestues majtistë u përleshën me policinë në qendër të kryeqytetit grek. Forcat e rendit përdorën gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Dhunë pati edhe në protestat e Londrës, por gjatë grumbullimit përpara parlamentit një polic u gjunjëzua para protestuesve në mbështetje të lëvizjes antiraciste.

Protestat janë shtrirë anekënd globit. 46-vjeçari afro-amerikan rezulton të ketë qenë i infektuar me COVID-19, por josimptomatik. Kështu rezulton nga analizat e kryera në trupin e kufomës dhe kjo sipas ekspertëve shpjegon se virusi mund të ketë ndikuar në vdekjen e tij.

Kundër presidentit Trump për urdhrat e ashpra që po jep për shuarjen e protestave ka dalë edhe ish-sekretari i Mbrojtjes, i shkarkuar prej tij, James Mattis.

Ai akuzon Trumpin për abuzim me pushtetin. Ndërsa shefi i Shtëpisë së Bardhë u kundërpërgjigj duke thënë se Mattisi është gjeneral i mbivlerësuar, të cilin veç tij e ka shkarkuar nga postet edhe pararendësi demokrat, Barack Obama.