OBSH: Koronavirusi merr fund kur të mos ketë asnjë të infektuar në botë

OBSH: Koronavirusi merr fund kur të mos ketë asnjë të infektuar në botë

Bota June 05, 2020 - 14:14

Numri i rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 në botë ka shënuar ngritje si pasojë e lehtësimit të masave të izolimit, por popullata duhet të vazhdojë të mbrohet kundër koronavirusit, tha të premten Organizata Botërore e Shëndetit, shkruan “Reuters”-i, transmeton “Zeri.info”.

“Po, kemi parë një ngritje të vogël të rasteve në disa vende të botës, nuk po them posaçërisht për Evropën – kur masat izoluese lehtësohen, kur lehtësohen masat e distancimit social, njerëzit ndonjëherë këtë e interpretojnë si ‘në rregull, mori fund’”, tha zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, në një konferencë të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

“Nuk ka mbaruar. Nuk mbaron derisa të mos ketë asnjë virus në asnjë vend në botë”, tha ajo, duke shtuar se protestuesit e SHBA-së kur të mblidhen duhet të marrin masa paraprake. /Zëri