Në xhaminë al-Aqsa në Jerusalem falet xhumaja e parë pas pandemisë

Në xhaminë al-Aqsa në Jerusalem falet xhumaja e parë pas pandemisë

Bota June 05, 2020 - 22:31

Sot në xhaminë al-Aqsa në Jerusalemin Lindor u fal namazi i parë i xhumasë pas hapjes së faltores së shenjtë më 30 maj.

Dhjetëra mijëra palestinezë vërshuan drejt xhamisë, e cila kishte qëndruar e mbyllur për më shumë se dy muaj si pasojë e pandemisë së coronavirusit të ri (COVID-19).

Punonjësit e Autoritetit të Vakëfeve Islame të Jerusalemit u kujdesën për t’u ofruar dezinfektues besimtarëve myslimanë.

Duke lexuar hutben e xhumasë, Sheikh Muhammed Selim tha se sot xhamia al-Aqsa “thuajse u çlirua edhe një herë”.

Duke folur për politikat e okupimit dhe aneksimit të Izraelit në territoret palestineze, Sheikh Selim i këshilloi palestinezët të kenë shpresë dhe durim, shkruan Anadoly Agency.

“Jerusalemi dhe Palestina patjetër do të çlirohen”, theksoi ai.

Sipas Autoritetit të Vakëfeve, sot në namazin e xhumasë kanë marrë pjesë 50 mijë besimtarë.

Al-Aqsa ishte mbyllur më 23 mars në kuadër të luftës kundër COVID-19, ndërsa u hap më 30 maj.

Image

Image

Image