Një tërmet me magnitudë 5 godet pjesën lindore të Turqisë

Një tërmet me magnitudë 5 godet pjesën lindore të Turqisë

Bota June 05, 2020 - 22:46

Drejtoria për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) e Turqisë ka bërë të ditur se një tërmet ma magnitudë 5 ka goditur sot pjesën lindore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç ka njoftuar AFAD, tërmeti ndodhi në thellësi prej 7 kilometrash në qarkun Pütürge të Malatya-s.

Tërmeti, i cili është ndjerë edhe në provincat përreth, ndodhi në orët e mbrëmjes.

Guvernatori i Malatya-s, Aydën Baruë, për AA tha se nuk janë raportuar viktima deri më tani, ndonëse situata po vëzhgohet akoma.