Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Trumpi sërish në qendër të kritikave

Trumpi sërish në qendër të kritikave

Bota June 06, 2020 - 20:49

Presidenti i Shteteve të Bashkuara është venë serish në qendër të kritikave dhe sulmeve ne mediat sociale pasi u kërkoi protestuesve të mos gjunjëzohen, një gjest simbolik ky kundër racizmit dhe dhunës policore i lindur në fushat e futbollit si formë proteste nga disa lojtarë.

Trump shkroi në twiter se ky gjest është kundër himnit kombëtar, flamurit dhe krejtësisht i parëndësishëm, duke ngjallur zemërim dhe revoltë tek amerikanet që kanën mbushur rrugët në dy javët e fundit  kundër vrasjes se George Floyd.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk është mjaftuar me kaq. Teksa komentonte shifrat e punësimit, ai tha se kjo është një ditë e madhe për George Floyd.

“Shpresojmë që George të na shikojë tani nga lart dhe të thotë që kjo është një ditë e shkëlqyer për vendin. Kjo është një ditë e shkëlqyer për të dhe për të gjithë”.

Deklarata është cilësuar fyese edhe nga kandidati i demokratëve për president Joe Biden.

Protestat vijojnë në SHBA dhe vende të tjera të botës. Në Australi mijëra njerëz kanë mbushur rrugët në mbështetje të nismës “black lives metters”.

Mineapolis ka ndaluar me ligj kapjen nga qafa, një teknike kjo e policisë për të frenuar të ndaluarit. Gjithashtu oficerët tashmë janë të detyruar të raportojnë çdo përdorim të pautorizuar të forcës ndaj të arrestuarve.