Temperaturat deri në 40º C shumë shpejt pritet ta përfshijnë Britaninë

Temperaturat deri në 40º C shumë shpejt pritet ta përfshijnë Britaninë

Bota July 01, 2020 - 11:34

Mundësia që Britania e Madhe të përjetojë temperatura vdekjeprurëse 40 gradë Celsius për herë të parë është “duke u përshpejtuar” shkaku i krizës klimatike, kanë zbuluar shkencëtarët, shkruan “The Guardian”.

Studimi tregon se nxehtësia e tillë mund të shndërrohet në ngjarje të rregullt deri në fund të shekullit, përveç nëse emetimet e karbonit ulen nën zero.

Ngrohja globale veçse ka bërë që valët e nxehtësisë të rriten për 30 herë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa temperaturat ekstreme çuan në vdekje të hershme deri në 3.400 persona nga viti 2016 deri më 2019-n, transmeton “Zeri.info”.

Temperatura më e lartë e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar ndonjëherë ishte 38.7º C, e vendosur në Kembrixh në korrik të vitit 2019, ndërsa vera e vitit 2018 ishte më e nxehta e regjistruar në botë. Analiza më e re gjeti një rrezik në rritje të temperaturave edhe më të larta, transmeton “Zeri.info”.