Teksas, maskë me detyrim

Teksas, maskë me detyrim

Bota July 03, 2020 - 15:45

Në Teksas tanimë maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë qytetarët. Ky vendim vjen në një kohë ku ky vend po shndërrohet në një vatër të dytë pandemie.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, është shprehur se mbajtja e maskës dhe ruajta e distancimit fizik do të bëjë që autoritetet të mos e mbyllin sërish bizneset dhe aktivitetet e tjera.

Aktualisht në këtë vend numërohen 182 mijë të infektuar dhe 2565 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Në vetëm 24 orët e fundit janë regjistruar 8000 raste me Covid-19. Sipas autoriteteve nëse qytetarët nuk tregohen të përgjegjshëm atëherë do të gjobiten me 250 dollarë dhe në rast përsëritje do të burgosen.

Në vendimin për mbajtjen e maskës nuk janë të përfshirë fëmijët që janë 10 vjeç ose më të vegjël, ata që mund të jenë alergjik dhe azmatik, e cila i pengon të mbajnë maskën, personat që janë duke ngrënë ose pirë dhe ata që bëjnë aktivitete fizike në ambient të hapur.

Sipas asaj që raporton BBC spitalet në Teksas janë të tejmbushura me pacientë për shkak të rritjes së rasteve. Shtetet e Bashkuara janë goditur më keq nga pandemia e koronavirusit. Deri më tani numërohen 2.8 milionë raste të të infektuarve në shkallë vendi dhe më shumë se mbi 131 mijë vdekje.

Ndërkaq presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu optimizmin e tij se SHBA-ja do të  ketë së shpejti një vaksinë kundër koronavirusit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se përdorimi i maskës tanimë duhet të jetë i domosdoshëm nisur edhe shtimi i rasteve.

Trump është kritikuar për mos mbajtjen e maskës në shumë konferenca, aktivitete dhe tubime që ai ka marrë pjesë.

Klan Plus