Trump në Ditën e Pavarësisë dënon sulmet ndaj statujave gjatë protestave kundër racizmit

Trump në Ditën e Pavarësisë dënon sulmet ndaj statujave gjatë protestave kundër racizmit

Bota July 04, 2020 - 10:52

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të Ditës së Pavarësisë me ashpërsi foli kundër atyre protestuesve që rrëzuan monumentet gjatë protestave të fundit kundër racizmit, duke e quajtur si “kulturë refuzuese”.

Ai dënoi ata që shënjuan statujat e udhëheqësve të Konfederatës dhe i cilësoi si “turma të zemëruara”, njofton Klan Kosova.

Trump i quajti demonstratat “një fushatë të pamëshirshme për të fshirë historinë tonë, për të shpifur për heronjtë tanë, për të fshirë vlerat tona dhe për të indoktrinuar fëmijët tanë”.

“Ne nuk do të heshtemi”, tha ai, shkruan BBC.

Presidenti, i cili është kritikuar shumë për trajtimin e tij të pandemisë së koronavirusit, iu referua shumë pak sëmundjes që tani ka marrë gati 130,000 jetë amerikane.