Përmbytje në Japoni, të paktën 14 viktima

Përmbytje në Japoni, të paktën 14 viktima

Bota July 04, 2020 - 20:53

Të paktën 14 persona konsiderohen të vdekur për shkak të përmbytjeve masive që kanë përfshirë një nga ishujt jugorë të Japonisë.

Viktimat i përkasin një shtëpie të moshuarish që u shkatërrua nga ujërat e rrëmbyeshëm.

Mijëra persona janë evakuuar nga banesat e tyre. Kryeministri Shinzo Abe urdhëroi 10 mijë trupa emergjence për tu ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura.

Parashikimet janë që shirat të zgjasin deri të dielën ndaj edhe gjendja e alarmit është e lartë. Sipas dëshmitarëve shira të tillë nuk ishin parë asnjëherë.

Tv Klan