“Maskat që i hidhni mund të mbysin një balenë”

“Maskat që i hidhni mund të mbysin një balenë”

Bota July 08, 2020 - 13:27

Ndërsa bota po lufton me pandeminë koronavirus, gjithnjë e më shumë pajisjet mbrojtëse po përfundojnë në det, sipas BBC-së.

“Ne hedhim 129 miliardë maska për fytyrë dhe 65 miliardë dorëza plastike në ambient çdo muaj”, sipas “Ocean Conservancy”, transmeton “Zeri.info”.

Zhytës dhe vëzhgues po vërejnë më shumë nga këto mbeturina të hedhura në ujë, duke shkaktuar probleme për jetën e egër dhe duke u shfaqur përgjatë vijave bregdetare në gjithë botën.

Ata thonë se kështu po rrezikohet jeta nënujore, e madje nga këto pajisje mbrojtëse mund të pësojë edhe një balenë. /Zëri