Mbi 7.5 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Mbi 7.5 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Bota July 12, 2020 - 15:53

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 7.500.755 persona.

Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 7.5 milionë, transmeton Anadolu Agency.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 7.500.755 persona.

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (1.490.702), Brazili (1.213.512), India (537.585), Rusia (501.061), Kili (281.114), Irani (219.993), Peruja (214.152), Italia (194.579), Turqia (193.217) dhe Gjermania (184.500).

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 568.291 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 12.869.079.