Dëshmitari në Bejrut: Papritmas kam humbur dëgjimin, kam qenë shumë afër
Foto: Reuters

Dëshmitari në Bejrut: Papritmas kam humbur dëgjimin, kam qenë shumë afër

Bota August 05, 2020 - 08:47

Dëshmitarët okularë kanë përshkruar se si një shpërthim i madh tronditi kryeqytetin e Libanit, Bejrut, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz. Në një shkrim të BBC-së në faqen e saj është publikuar ky shkrim, duke cituar ndonjërin nga të lënduarit në Bejrut, i cili thotë: “Papritmas kam humbur dëgjimin, kam qenë shumë afër”.

Shkaku i shpërthimit në portin e qytetit ende nuk është përcaktuar. Sidoqoftë, presidenti libanez fajësoi depozitimin e gabuar të 2.750 tonëve nitrat amoniumi në një depo, që nuk u kontrollua për siguri në gjashtë vjet, raporton BBC-ja.

Shpërthimi ka ndodhur në një kohë të ndjeshme për Libanin, i cili po kalon një krizë ekonomike. Tensionet janë gjithashtu të larta pasi verdikti i shumëpritur në gjyqin për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri ishte vetëm tri ditë larg.

Të mbijetuarit e shpërthimit thonë se ajo ka sjellë kujtime traumatike të bombave të së kaluarës, duke përfshirë atë që vrau z. Hariri në 2005-n.