Lideri i partisë së djathtë izraelite: Në Liban pamë një shfaqje të mrekullueshme fishekzjarrësh

Lideri i partisë së djathtë izraelite: Në Liban pamë një shfaqje të mrekullueshme fishekzjarrësh

Bota August 05, 2020 - 23:15

Kreu i partisë së krahut të djathtë Zehut (Identiteti) në Izrael dhe ish-nënkryetari i parlamentit, Moshe Feiglin, shprehu kënaqësi për shpërthimin që ndodhi dje në Portin e Bejrutit, i cili shkaktoi vdekjen e shumë personave, transmeton Anadolu Agency.

"Pamë një shfaqje të mrekullueshme të fishekzjarrëve në Portin e Bejrutit për nder të Ditës së të Dashuruarve (4-5 gusht sipas kalendarit hebraik)”, tha Feiglin në llogarinë e tij në Twitter.

Duke theksuar se ka pak njohur mbi lëndët shpërthyese, Feiglin tha:

"Shpërthimi më i madh që kam parë ishte shpërthimi i 2,5 tonë eksplozivëve TNT. Ajo që pamë dje në Portin e Bejrutit ishte shumë më tepër se ajo, e cila pati një efekt shkatërrues si një bombë e vogël bërthamore”.

Duke pohuar se shpërthimi ishte një "ditë falënderimi" e vërtetë, Feiglin falënderoi "heronjtë e vërtetë që organizuan këtë festë të mrekullueshme për nder të ditës së të dashuruarve”.

Në periudhën 2013-2015, Feiglin në parlamentin izraelit përfaqësoi Partinë Likut të udhëhequr nga kryeministri Benyamin Netanyahu. Partia e tij, Zehut, nuk e kaloi pragun në zgjedhjet e fundit.