Në Indi arrin në mbi 2 milionë numri i rasteve me COVID-19

Në Indi arrin në mbi 2 milionë numri i rasteve me COVID-19

Bota August 07, 2020 - 11:56

India është vendi i tretë në botë i prekur me COVID -19 pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit, raporton “Sky News”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Indisë, vetëm një e treta e 2.03 milionë rasteve janë aktualisht aktive.

Rasti i parë i regjistruar COVID-19 u zbulua në Kerala në 30 janar të këtij viti dhe u deshën vetëm 173 ditë për të arritur një milion raste më 16 korrik, përcjell “Zeri.info”. Ndërsa pas 21 ditësh numri arrin në dy milionë - një tregues se sa shpejt është përhapur virusi në të gjithë vendin. India tani ka shkallën më të shpejtë të rritjes së infeksionit në 3,1%.

Miliona mbetën pa të ardhura për muaj të tërë pasi vendi u fut në një bllokim të rëndë - me pak ose pa asnjë kursim të mbetur, kujdesi shëndetësor themelor është i papërballueshëm për shumicën.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit, qeveria indiane harxhon 63 dollarë (48 £) për person për kujdesin shëndetësor për 1.3 miliard njerëzit e saj në 2016-n.

Në krahasim më Indinë, Kina harxhoi 398 dollarë (303 £) për secilin prej 1.4 miliard njerëzve të saj. Megjithëse India ka arritur të përgjysmojë shkallën e saj të varfërisë gjatë 15 vjetëve të fundit, më shumë se 176 milionë njerëz ende jetojnë me më pak se 2 dollarë (1.52 £) në ditë. Pandemia është duke ndriçuar vëmendjen e pabarazive të mëdha të vendit dhe veçanërisht kujdesit shëndetësor. /Zëri