Meksika shënon afër gjysmë milioni të infektuar me COVID-19

Meksika shënon afër gjysmë milioni të infektuar me COVID-19

Bota August 09, 2020 - 14:41

Ministria e Shëndetësisë në Meksikë ka raportuar mbi 6 mijë raste të reja me COVID-19, duke e rritur kështu numrin e përgjithshëm në 474 mijë.

Po ashtu, 695 persona u regjistruan të vdekur brenda ditës dhe numri total i fataliteteve ka shkuar në 50 mijë, njofton Klan Kosova.

Shteti meksikan radhitet në vendin e gjashtë për nga numri total i rasteve të infektuara me COVID-19.