Për 24 orë edhe 273 mijë raste të reja globale me COVID-19

Për 24 orë edhe 273 mijë raste të reja globale me COVID-19

Bota August 09, 2020 - 21:48

Më shumë se 273.550 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar sot në botë, dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka tejkaluar 19.46 milionë, njoftoi OBSH.

6.207 njerëz vdiqën brenda 24 orësh, sipas buletinit të përditshëm të OBSH-së.

722.285 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, sipas OBSH-së, bazuar në statistikat e marra nga vendet.

Mbi 10.4 milionë njerëz janë të infektuar në Amerikën e Veriut dhe Jugut. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 156.817 raste të reja dhe 4.182 vdekje.

Në Evropë, 3.5 milionë njerëz u sëmurën dhe 216.426 vdiqën, teksa 2.5 milionë të infektuar dhe më shumë se 52.000 kanë vdekur në Azinë Juglindore./KlanKosova