OBSH-ja deklaron se ka ende shpresë ta mundim virusin

OBSH-ja deklaron se ka ende shpresë ta mundim virusin

Bota August 11, 2020 - 11:35

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se ka ende shpresë që bota ta mundë pandeminë e koronavirusit, pavarësisht dhimbjes së madhe dhe vuajtjeve të 750 mijë viktimave dhe 20 milionë rasteve të regjistruara në botë, transmeton “Zeri.info”.

Këto shifra, sipas OBSH-së, pritet të rriten brenda pak ditësh, por sipas kësaj organizate nuk është ende vonë për t’i ndërmarrë hapat e duhur për t’i dhënë fund krizës së COVID-19, që ka përfshirë planetin.

“Ka ende shpresë. Nuk është ende vonë për të kthyer drejtim”, kanë theksuar zyrtarët e OBSH-së në një deklaratë të tyre.

OBSH-ja ka marrë shembuj vendet që me shumë punë dhe sukses kanë ndaluar përhapjen e virusit, si: Zelanda e Re dhe Ruanda.

Kjo organizatë përgëzoi Francën edhe Britaninë e Madhe për marrjen e masave të reja për të luftuar rritjen e rasteve, si vendosja e izolimeve përreth vatrave në Anglinë Veriore dhe bërja e maskave të detyrueshme në hapësira të hapura në Paris.

Mesazhi i OBSH-së është i qartë: “Ta shtypim virusin”. Në deklaratën e OBSH-së theksohet se nëse ne e shtypim virusin me efektivitet mund të rihapim të sigurt shoqëritë tona. /Zeri.info