Putini thotë se vaksina e parë kundër COVID-19 është aprovuar, vajza e tij tashmë është vaksinuar

Putini thotë se vaksina e parë kundër COVID-19 është aprovuar, vajza e tij tashmë është vaksinuar

Bota August 11, 2020 - 11:40

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë në Rusi ka aprovuar vaksinën e parë kundër virusit Korona, duke shtuar se vajza e tij tanimë është vaksinuar, raporton “The Independent”.

Vaksina e zhvilluar nga instituti “Gamaleya” në Moskë ka marrë dritën e gjelbër nga Ministria e Shëndetësisë në Rusi, ka thënë Putini.

Ai thotë se shpreson që Rusia së shpejti do të startojë me prodhimin në masë të vaksinës për COVID-19.