703 vdekje të reja në Brazil, 871 në Indi e 705 të tjera në Meksikë

703 vdekje të reja në Brazil, 871 në Indi e 705 të tjera në Meksikë

Bota August 11, 2020 - 11:36

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, njoftohet se shkaku i koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 703 vdekje, në Indi 871, si dhe në Meksikë 705.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit ka deklaruar se me 22.048 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend ka arritur në 3.057.470, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 101.752, me 703 vdekje të reja. Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi në këtë vend ka shkuar në 2.163.812. Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve. Ministria e Shëndetësisë e Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 53.601 raste të reja, raporton “Zeri.info”.

Ndërsa sa i përket Meksikës, u njoftua se me 705 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 53.003. Mirëpo, me 5.558 rastet e reja është rritur në 485.836 numri i të infektuarve me COVID-19. Deri më tani në vend janë shëruar 327.993 persona të prekur me COVID-19. Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. /Zëri