Greqia dhe Franca zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake në Mesdheun Lindor
Foto: AA

Greqia dhe Franca zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake në Mesdheun Lindor

Bota August 13, 2020 - 16:25

Shtabi i përgjithshëm i Greqisë, deklaroi se në kuadrin e bashkëpunimit të përhershëm ushtarak Greqi-Francë, dy vendet zhvilluan stërvitje të përbashkët ushtarake sot në rajonin që përfshin edhe territorin për të cilin Turqia ka shpallur NAVTEX (paralajmërim për detarët).

Në deklaratën ku pretendohet se është i "paligjshëm" NAVTEX-i që Turqia ka shpallur për aktivitetet e kërkimeve sizmike të anijes së saj Oruç Reis, theksohet se në kuadrin e stërvitjes dy avionët francezë të tipit Rafale përdorën bazën Souda në ishullin Kretë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dje zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Gjithashtu edhe ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos, zhvilloi një bisedë telefonike me homologen e tij franceze, Florence Parly, transmeton agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë dje lidhur me tensionin e rritur në rajon, Macron tha se "Në bashkëpunim me partnerët e Bashkimit Evropian përfshirë edhe Greqinë kam vendosur të forcoj përkohësisht praninë ushtarake franceze në Mesdheun Lindor në ditët në vijim".