Zelanda e Re vazhdon masat e kufizimit edhe për 12 ditë të tjera

Zelanda e Re vazhdon masat e kufizimit edhe për 12 ditë të tjera

Bota August 14, 2020 - 10:44

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka njoftuar se do të zgjasë për 12 ditë tjera kufizimet e vëna për parandalim të përhapjes së koronavirusit, pasi numri i personave të infektuar është rritur në 29.

“Ekzistojnë katër ‘nivele të alarmit’ në Zelandën e Re dhe Auklland është në nivelin e tretë nga dita e mërkurë.

Ardeni ka thënë se pjesa tjerët e shtetit është në nivelin e dytë dhe se të gjitha këto masa do të vazhdohen.

Zelanda e Re ka arritur ta ndalë me sukses përhapjen e koronavirusit, duke regjistruar 102 ditë pa asnjë të infektuar.

Origjina e shpërthimit të ri në Auklland, qytetin më të madh të Zelandës së Re, me popullsi prej 1.5 milion banorëve, është duke u hetuar ende.

Kryeministrja e këtij vendi ka thënë se beson që brenda 12 ditëve origjina e shpërthimit të virusit do të identifikohet, do të izolohet, në mënyrë që më pas të ketë kthim në nivelin e dytë të rrezikut.

Numri i personave të vdekur si pasojë koronavirusit në botë ka tejkaluar shifrën 750.000, sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”.

Sipas po këtij institucioni, numri i të infektuarve në nivel global me koronavirus ka shkuar në më shumë se 20.7 milionë.