Brenda garës miliarddollarëshe për vaksinën e COVID-19

Brenda garës miliarddollarëshe për vaksinën e COVID-19

Bota August 14, 2020 - 11:57

Për katër vjet u zbulua dhe u prodhua një vaksinë. Kjo ishte vaksina më e shpejtë që është zhvilluar ndonjëherë. Zakonisht për prodhimin e tyre merr kohë prej 10 deri në 15 vjet, shkruan CNN.

Por shkencëtarët tani po garojnë ta bëjnë atë nën një vit.

Dhjetëra ekipe kërkimesh në të gjithë botën po punojnë për të zhvilluar një vaksinë për SARS-CoV-2, virus që shkakton COVID-19, duke përdorur një përzierje të teknikave të vendosura dhe teknologjive të reja, transmeton “Zeri.info”.

Për financimin e një vaksine nuk ka qenë kurrë më i madh e më i shtrenjtë, me miliarda dollarë janë bërë investime nga e gjithë bota për një produkt që mund të ndihmojë në kontrollimin e pandemisë.

Sa u përket shteteve që kanë investuar më shumë, ato janë: SHBA-ja, Kina dhe Evropa. Grupet më të rrezikuara mund të marrin vaksinën në krah nga mjeku i tyre familjar, megjithatë duhet të bëhet shumë punë dhe shumë marrëveshje.

Derisa 3 lojtarët më të mëdhenj janë në garë për t’ia shpërndarë vaksinën sa më shpejt masës së madhe të njerëzve, shkencëtarët shpresojnë të japin një vaksinë që mbron kundër COVID-19 dhe transmetimin e saj deri në fillim të vitit 2021.

Për ta bërë këtë procesi i zhvillimit është përshpejtuar. Një vaksinë duhet të kalojë nëpër faza të shumta përpara se të ndizet drita jeshile si sinjal për t’u përdorur. Një fazë fillestare e hulumtimit dhe zhvillimit është e ndjekur nga një seri provash paraprake dhe klinike (e përbërë nga tri faza) dhe zakonisht secili hap mund të zgjasë dy vjet ose më shumë për të përfunduar.

Por në garën për të ndaluar koronavirusin sa me shpejt qe të jetë e mundur disa nga ato kushte ose hapa u anashkaluan ose u kombinuan për të shpejtuar procesin. /Zëri