Franca hyn në listën e shteteve të karantinës, e hartuar nga Britania e Madhe

Franca hyn në listën e shteteve të karantinës, e hartuar nga Britania e Madhe

Bota August 14, 2020 - 12:52

Vendimi i ri i Mbretërisë së Bashkuar për vendosjen e Francës në listën e vendeve të karantinës nga dita e shtunë bëri që mijëra pushues t’i anulojnë planet e tyre, shkruan BBC.

Në vendim thuhet se udhëtarëve që kthehen nga Franca, Holanda, Monakoja, Malta dhe disa vende tjera do t’u duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore, transmeton “Zeri.info”. Ky lajm vjen pasi kryeministri francez Jean Castex ka thënë se numri i të infektuarve është duke shkuar “në drejtim të gabuar”.

Franca dje raportoi për 2.524 raste të reja me koronavirus vetëm në 24 orët e fundit, njëherësh shifrën më të lartë prej lehtësimit të masave të kufizimit në muajin maj.

Franca ka paralajmëruar se do të marrë “masa reciproke”.

Sekretari francez për Çështje Evropiane, Clement Beaune, ka thënë se vendimi britanik “është fatkeq” për francezët.

Aktualisht besohet se rreth 160.000 turistë britanikë janë në Francë, andaj ka mundësi që të ketë qarkullime të shumta në aeroporte, me qëllim të shmangies së karantinës. Linjat ajrore në Mbretërinë e Bashkuar e kanë përshkruar këtë vendim “si shkatërrues ndaj industrisë së aviacionit, e cila edhe ashtu është duke u përballur me krizën më të keqe në historinë e saj”, transmeton “Zeri.info”.