Greqia dhe Turqia, afër rinisjes së bisedimeve për zonat detare

Greqia dhe Turqia, afër rinisjes së bisedimeve për zonat detare

Bota September 21, 2020 - 14:31

Greqia është afër rinisjes së bisedimeve me Turqinë mbi zonat detare.

Kështu ka njoftuar të hënën zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, pasi Ankaraja, këtë muaj, tërhoqi një anije kërkimi të naftës dhe gazit nga ujërat e diskutueshme të Mesdheut.

Kjo lëvizje u mirëprit nga Athina.

“Ne jemi afër rifillimit të bisedimeve kërkimore, por sa shpejt do të ndodhë kjo varet nga të dyja palët, nga Greqia dhe Turqia. Ndjenja është e mirë”, tha Petsas për gazetarët, duke shtuar se Ankaraja kishte shfaqur gjithashtu dëshirën për rinisje të bisedimeve.

Diskutimet e mëparshme midis Athinës dhe Ankarasë mbi përcaktimin e zonave të tyre detare u ndërprenë më 2016, shkruan “Reuters”, transmeton “Zeri.info”.

Mediat greke thonë se bisedimet kërkimore mund të nisin në fillim të kësaj jave.

Turqia ka njoftuar se anija e saj, “Oruc Reis”, është tërhequr në port për mirëmbajtje rutinë.

Në një samit më 24 dhe 25 shtator, ku udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të vlerësojnë sanksionet e mundshme kundër Turqisë, edhe pse vendet anëtare janë të mendimit të zgjedhjes së mënyrës më të mirë për të vepruar.

Petsas tha të hënën se Turqia kishte dy zgjedhje. "De-përshkallëzim të sinqertë, me veprime ose sanksione".

 

Këtë çështje, po ashtu do ta diskutojnë të hënën në një mbledhje edhe Ministrat e jashtëm të BE-së. Greqia dhe aleati i saj i ngushtë, Qipro, janë vende anëtare të BE-së, ndërsa Turqia është një kandidat për t'u bashkuar.

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, ka thënë se SHBA-ja është "thellësisht e shqetësuar" për veprimet e Turqisë në Mesdheun lindor dhe ka kërkuar një fund diplomatik të krizës.

Pompeo do të vizitojë Greqinë këtë muaj dhe Athina pret që ai të konfirmojë mbështetjen e SHBA-së për pozicionin e saj kundrejt Turqisë, tha Petsas. /Zëri