Trafikanti i drogës i dënuar me vdekje ikën nga burgu përmes tubit të mbeturinave

Trafikanti i drogës i dënuar me vdekje ikën nga burgu përmes tubit të mbeturinave

Bota September 22, 2020 - 13:42

Një trafikant droge i dënuar me vdekje në Indonezi ka bërë një arratisje guximtare javën e kaluar duke hyrë përmes tubacioneve të mbeturinave, kanë njoftuar policia lokale të hënën.

Cai Changpan, i njohur si Cai Ji Fan, është burgosur ne zonën e Tangerang në rrethinën e kryeqytetit Jakarta, nën dyshimin për kontrabandë të metamfetaminës.

Të hënën e kaluar ai u arratis duke gërmuar një vrimë nga qelia e tij ndërmjet tubacioneve e drejtë e në një rrugë jashtë burgu, sipas përfaqësuesit të Policisë së Jakartas, Yusri Yunus.

Cai ka qenë duke planifikuar arratisjen e tij prej pesë deri gjashtë muaj, sipas shokut të tij të qelisë. Ai gërmoi vrimën duke përdorur mjete nga një projekt ndërtimi në kuzhinën e burgut, tha Yunus.

Cai ka llogaritur arratisjen e tij kur është bërë ndërrimi i rojeve të burgut, sipas drejtoreshës gjenerale të burgjeve të Indonezisë, Rika Aprianti.

Cai është dënuar me vdekje në vitin 2017 pasi ka kontrabanduar 135 kilogramë drogë në formë kristali, sipas webfaqes së lajmeve në Indonezi, detik.com. Një hetim policorë gjeti 70 kilogramë drogë të fshehur në një paisje për fshirjen e kafazit të pulave.

Përfaqësuesit e Cai nuk ishin menjëherë në dispozicion për të dhënë një koment. /CNN