Putin, thirrje për një traktat ndërkombëtar paqeje në hapësirë

Putin, thirrje për një traktat ndërkombëtar paqeje në hapësirë

Bota September 22, 2020 - 20:27

Përmes një lidhjeje video me Kombet e Bashkuara, presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje për një traktat ndërkombëtar për ndalimin e armëve në hapësirë.

“Rusia po paraqet një iniciativë për të nënshkruar një marrëveshje detyruese midis të gjitha fuqive kryesore hapësinore që do të parashikonte ndalimin e vendosjes së armëve në hapësirën e jashtme, kërcënimin ose përdorimin e forcës kundër objekteve të hapësirës së jashtme”, tha ai, duke theksuar nevojën e një traktati për të siguruar paqen në hapësirën e jashtme.

Putin shtoi, gjithashtu, se Rusia është e gatshme t’i ofrojë OKB-së të gjithë ndihmën e nevojshme të kualifikuar shëndetësore, në veçanti, sigurimin e vaksinës ruse falas për vaksinimin vullnetar të personelit të OKB-së dhe zyrave të saj.