Shefi i OKB-së: Të shmanget një Luftë tjetër e ftohtë

Shefi i OKB-së: Të shmanget një Luftë tjetër e ftohtë

Bota September 22, 2020 - 21:30

Përballë pandemisë së COVID-19, bota ka nevojë për një armëpushim global për të shuar konfliktet më të nxehta, duke bërë gjithçka për të shmangur një Luftë të re të Ftohtë”, tha sot kreu i OKB-së, Antonio Guterres.

“Ne po lëvizim në një drejtim shumë të rrezikshëm. Bota jonë nuk mund të përballojë një të ardhme, ku dy ekonomitë më të mëdha e ndajnë globin me një frakture të madhe në mes”, paralajmëroi ai.

“Një ndarje teknologjike dhe ekonomike rrezikon në mënyrë të pashmangshme të shndërrohet në një ndarje gjeostrategjike dhe ushtarake dhe ne duhet ta shmangim këtë me çdo kusht”, vazhdoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Guterres bëri thirrje, gjithashtu, për solidaritet global përballë pandemisë së koronavirusit, përfshirë zhvillimin e vaksinave./Express