Virologia kineze: COVID-19 u krijua në laborator, do t’i nxjerr provat

Virologia kineze: COVID-19 u krijua në laborator, do t’i nxjerr provat

Bota September 24, 2020 - 16:07

Virologia e njohur kineze, Li-Meng Yan, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë lidhur me koronavirusin. Teksa ka drejtuar sërish gishtin nga Kina për pandeminë, ajo është shprehur se Covid-19 është një patogjen artificial i lëshuar nga një laborator.

“Nuk kemi të bëjmë me një virus natyror, por me një patogjen artificial të lëshuar nga një laborator”, ka thënë virologia.

Sipas saj, qeveria e Pekinit ka gënjyer për entitetin real të Sars-Cov-2. “Askush nuk po thotë të vërtetën: OBSH bashkëpunon gjithashtu me Partinë Komuniste Kineze”.

Ajo ka premtuar se do të zbulojë provat që konfirmojnë teorinë e saj: “Së shpejti unë do të botoj një raport tjetër, përveç atij që kam publikuar. Ai do të përmbajë shumë detaje specifike se si u zhvillua virusi dhe kush kishte në posedim substancat e përdorura. Në atë moment të gjithë do të mund të shohin se kam të drejtë”, ka deklaruar ajo.

Mjekja e quan pandeminë një katastrofë historike që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Duke folur për mediat italiane, ajo ka treguar se kolegë të saj i thanë që të mbylle gojën dhe të fshehë të vërtetën. “Tregu i Wuhanit është vetëm një justifikim, nuk ka asnjë lidhje me përhapjen e virusit,” ka theksuar Yan.