Studim, mbi 80% e britanikëve nuk u kushtojnë vëmendje rregullave të vetizolimit ndaj COVID-19

Studim, mbi 80% e britanikëve nuk u kushtojnë vëmendje rregullave të vetizolimit ndaj COVID-19

Bota September 25, 2020 - 10:59

Mbi 80% e njerëzve në Britani nuk u përmbahen udhëzimeve të vetizolimit kur kanë simptoma COVID-19 ose kanë pasur kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv, ka zbuluar së fundmi një studim.

Shumica nuk ishin në gjendje të identifikojnë simptomat e COVID-19, sëmundjes së frymëmarrjes të shkaktuar nga koronavirusi i ri, shkruan “Reuters”, transmeton “Zeri.info”.

Kërkimi ngre pyetje të mëdha në lidhje me efektivitetin e programit “Test dhe gjurmë” të Anglisë.

Hulumtimi, i udhëhequr nga “King's College London”, zbuloi se vetëm 18,2% e njerëzve që raportuan të kishin simptoma të COVID-19 në shtatë ditët e fundit nuk ishin larguar nga shtëpia që nga shfaqja e simptomave dhe vetëm 11,9% prej tyre kërkuan që të testohen për COVID-19.

Qeveria, javën e kaluar, gjobiti deri në 10.000 funte (12.780.00 dollarë) për personat që thyenin rregullat e vetizolimit dhe po ofron një pagesë mbështetje prej 500 funte për punëtorët me pagë të ulët që humbin të ardhurat nga karantinimi.

Studiuesit thanë se mbështetja financiare për vetizolimin mund të inkurajojë uljen e rasteve të reja.

Një aplikacion gjurmimi i virusit nisi të enjten, pas katër muaj vonesë.

Studimi përdori të dhëna të mbledhura mes 2 marsit dhe 5 gushtit dhe u bazua në 42.127 përgjigje nga 31.787 pjesëmarrës të moshës mbi 16 vjeç.

Që nga e enjtja Britania ka numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në Evropë, shifra totale e cila ka shkuar në 41.902. /Zëri