COVID-19, mbi 32 milionë të infektuar dhe rreth një milion viktima

COVID-19, mbi 32 milionë të infektuar dhe rreth një milion viktima

Bota September 25, 2020 - 18:57

Mbi 32 milionë qytetarë në botë rezultojnë të infektuar me COVID-19, ndërsa numri i viktimave nga pandemia po kap 1 milionëshin.

Këto janë shifrat më të fundit që prezanton faqja “Worldometers”.

Nga të dhënat, SHBA kryeson renditjen sa i përket infektimeve dhe vdekjeve, e ndjekur nga India, Brazili dhe Rusia.

Numri i rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar shifrën 7 milionë, që do të thotë – më shumë se 20% të totalit botëror kurse totali i viktimave në vend është mbi 200 000, numri më i lartë në botë.

India numëron 5,833,048 infektime dhe 92,503 viktima, ndërsa Brazili 4,659,909 qytetarë pozitivë dhe 139,883 të vdekur. Në Evropë, shteti me numrin më të lartë të infektimeve është Spanja me 704,209 të tillë, ndërsa sa i përket viktimave vendin e parë e zë Mbretëria e Bashkuar me 41,902 raste vdekjesh.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se situata e pandemisë në Evropë është alarmante dhe shumë vende po regjistrojnë shifra më të larta edhe se sa në muajin mars, që merret si kulmi. Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë deri tani numëron 13045 të infektuar nga të cilët 5363 ende aktivë dhe 373 viktima, 3 vetëm në 24 orët e fundit.