Trumpi pritet ta nominojë Amy Coney Barret si anëtaren e re të Gjykatës së Lartë

Trumpi pritet ta nominojë Amy Coney Barret si anëtaren e re të Gjykatës së Lartë

Bota September 26, 2020 - 09:18

Presidenti amerikan, Donald Trump, thuhet se do të nominojë Amy Coney Barret si anëtaren e re të Gjykatës së Lartë, në vendin e së ndjerës Ruth Bader Sinburg.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendimi i presidentit amerikan pritet të zbulohet të shtunën në Shtëpinë e Bardhë.

Emërimi mund të shkaktojë trazira në Senat për votimin e saj, derisa afrohen edhe zgjedhjet e reja presidenciale të 3 nëntorit.

Presidenti Trump, ka insistuar herë pas here që anëtarja e re e Gjykatës së Lartë të zgjidhet përpara zgjedhjeve në SHBA.

“Vota finale duhet të kryhet përpara zgjedhjeve. Ne kemi kohë të mjaftueshme për këtë”, pati thënë ai. /Telegrafi