Ruth Bader Ginsburg, gruaja e parë amerikane që i bëhen homazhe në ndërtesën e Kongresit

Ruth Bader Ginsburg, gruaja e parë amerikane që i bëhen homazhe në ndërtesën e Kongresit

Bota September 26, 2020 - 09:30

Trupi i Ruth Bader Ginsburg, gjykatëses së Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte vendosur për homazhe shtetërore në ndërtesën e Kongresit amerikan.

E ndjera është gruaja e parë në historinë amerikane që i bëhet një nderim i tillë.

Trupi i pa jetë i saj ishte i vendosur edhe para Gjykatës ku kishte mijëra qytetarë që bënë homazhe në nderim të saj, transmeton Klan Kosova.

Ginsburg gjatë karrierës së saj është njohur si një grua që ka punuar shumë për të drejtat e grave, shkruan BBC.

Ajo po ashtu është bërë gjykatësja e parë, trupi i së cilës ka qëndruar për dy ditë para Gjykatës Supreme.