OBSH paralajmëron për dy milionë vdekje ‘të mundshme’ nga koronavirusi edhe nëse ka vaksinë

OBSH paralajmëron për dy milionë vdekje ‘të mundshme’ nga koronavirusi edhe nëse ka vaksinë

Bota September 26, 2020 - 10:28

Numri i vdekjeve totale nga koronavirusi mund të arrijë në 2 milionë përpara se një vaksinë efektive të përdoret gjerësisht në botë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Dr Mike Ryan, kreu i emergjencave të OBSH-së, tha se numri mund të jetë më i lartë nëse nuk ndërmerret një veprim në mbarë botën, njofton Klan Kosova.

Gati një milion njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në gjithë botën që kur sëmundja shënoi rastin e parë në Kinë, në fundvitin e kaluar, shkruan BBC.

Numri i infeksioneve po vazhdon të rritet me 32 milionë raste të konfirmuara globalisht.

Fillimi i valës së dytë të infektimeve me koronavirus është parë në shumë vende në hemisferën veriore derisa dimri po vjen.