Kina në shënjestër të Trumpit

Kina në shënjestër të Trumpit

Bota September 26, 2020 - 10:45

Një video amatore në muajin korrik dukej se tregonte punëtorët në Konsullatën e Kinës në Hjuston duke djegur dokumente, pak pasi Shtetet e Bashkuara urdhëruan mbylljen e saj, për arsye të sigurisë kombëtare.

Zjarri në oborr – i dukshëm nga ndërtesat afër – simbolizonte marrëdhëniet e ndezura midis dy ekonomive më të fuqishme të botës.

Vendimi për të mbyllur konsullatën është një nga veprimet e shumta të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për ndëshkimin e Kinës për një mori veprimesh dhe ankesash – disa të reja dhe disa të vjetra – në prag të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA.

Shanset e Trumpit, republikan, për të mundur rivalin e tij demokrat, Joe Biden, kanë rënë prejse koronavirusi – i cili ka dalë nga Kina në fund të vitit të kaluar – ka dobësuar ekonominë në rritje amerikane, e cila ka qenë një nga kartat më të forta të tij për rizgjedhje.

Trump që atëherë ka rritur presionin ndaj Kinës, duke vendosur sanksione ndaj zyrtarëve për abuzim me të drejtat e njeriut dhe duke ua kufizuar hyrjen në treg kompanive kineze të teknologjisë, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

Trump përpiqet ta paraqesë sfiduesin e tij si një politikan që ka shitur interesat amerikane në Kinë, kur ka qenë nënpresident në administratën e Barack Obamës.

Kritikët thonë se Trump thjesht po përpiqet ta hedhë fajin në Kinë për, siç thonë ata, keqmenaxhimin e pandemisë së koronavirusit, e cila ka shkaktuar rritje të papunësisë në SHBA dhe mbi 200,000 viktima – më shumë se në çdo vend tjetër.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni KËTU